RTSH Sport Live

Olise drejt Mynihut, Bajerni bën goditjen e parë të madhe në merkato

  • 22/06/2024
  • |
  • Gjermani
Olise drejt Mynihut, Bajerni bën goditjen e parë të madhe në merkato

Michael Olise i ka bërë me dije Kristal Palas që të gjejë një akord me Bajernin e Mynihut pasi klubi në fjalë i ka paraqitur projektin e duhur.

Sulmuesi i krahut francez është kërkuar prej shumë skuadrave gjatë kësaj vere, por duket se drejtuesit e Bajernit të Mynihut kanë mundur të bindin lojtarin.

Pasi kanë arritur akordin ekonomik me Olise, Bajerni pritet që të aktivizojë edhe klauzolën e shitjes, e cila është diku rreth 65 milionë euro. Olise në Mynih pritet që të përfitojë rreth 13.5 milionë euro në sezon.

Ai do të ishte lojtari i tretë, pas Harry Kane dhe Eric Dyer, që braktis Premier League për Bundesliga.