RTSH Sport Live

Organizohet në Korçë për të tretin vit radhazi, një garë hipizmi me pengesa

  • 07/04/2024
  • |
  • Evente Sportive
Organizohet në Korçë për të tretin vit radhazi, një garë hipizmi me pengesa

Është zhvilluar në Korçë një garë hipizmi me pengesa me përmasa olimpike. Garë e cila ka sjellë në qytetin juglindor kalëruesit më të mirë të vendit, të cilët kanë garuar në kategorinë e të rinjve dhe të rriturve. në këtë garë kombëtare merrnin pjesë më shumë se 30 kalorës të moshave të ndryshme.

Për të tretin vit me radhë në “Shtëpinë e Kuajve” në Turan të Korçës është organizuar një garë kombëtare me pengesa për kuaj. Nga viti në vit është shtuar interesi i garuesve që marrin pjesë në këtë kompeticion.

Por nga ana tjetër ngritja e qendrës së hipizmit në Korçë, ka shërber jo vetëm për zhvillimin e këtij sporti por edhe për zhvillimin e turizmit.

Në garat e këtij viti kanë marrë pjesë më shumë se 30 kalorës të moshave të ndryshme nga Korça dhe Tirana.