RTSH Sport Live

Osimhen-Simeone, Napoli nuk e kursen Sampdorian

  • 04/06/2023
  • |
  • Itali
Osimhen-Simeone, Napoli nuk e kursen Sampdorian
Penalltia e Osimhenit dhe kryevepra e Simeones nga distanca vendosën sfidën në Maradona

Napoli, kampion i Italisë, e mbylli Serinë A duke mposhtur Sampdorian 2-0 dhe arriti në 90 pikë. Në Maradona, në 90 minutat e fundit të Luciano Spallettit në pankinën e kampionëve, sfida u vendos nga një gol i Osimhenit me penallti në minutën e 64-të, si dhe nga kryevepra e Simeones nga distanca në minutën e 85-të. Sampdoria e Dejan Stankovic i thonë lamtumirë me humbje Serisë A dhe me vetëm 19 pikë.

Seria A e kampionëve të Italisë nuk mund të mos përfundonte me fitore dhe të shënonte golin e parë në Maradona nuk mund të mos ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit: Victor Osimhen. Pjesa e parë pa disa raste, ndërsa golat erdhën në pjesën e dytë.

Përfundon kështu, me Napolin 90 pikë dhe me duartrokitje për të gjithë: Osimhen sulmuesi më i mirë dhe golashënuesi më i mirë, Kvaratskhelia lojtari më i mirë në Serie A dhe Luciano Spalletti, trajneri më i mirë. Sampdoria, nga ana tjetër, mbetet në 19 pikë dhe e mbyll kampionatin me humbje.