RTSH Sport Live

Palmer bën “poker”, Chelsea shkatërron Evertonin

  • 15/04/2024
  • |
  • Angli
Palmer bën “poker”, Chelsea shkatërron Evertonin
Blutë arritën një fitore 6-0 në “Stamford Bridge”, Toffees u shkatërruan nga Palmer (4 gola), Jackson e Gilchrist.

Chelsea dominon mbrëmjen e së hënës në javën e 33-të të Premier League duke mposhtur Everton 6-0: “poker” i Palmer (13', 18', 29', 64') dhe golat e Jackson (44') dhe Gilchrist (90').

Rezultati i tetë radhazi i dobishëm për Blutë, të cilët përmirësohen në renditje, duke u afruar me zonën që do të vlente një vend në kompeticionet evropiane. Vendi i gjashtë i Neëcastle tani është vetëm tri pikë larg. Nga ana tjetër, Evertoni mbetet në +2 me zonën e rënies.