RTSH Sport Live

Parashikimi i Mateus: Anglia mund të fitojë Kupën e Botës

  • 26/09/2022
  • |
  • Futboll Bota
Parashikimi i Mateus: Anglia mund të fitojë Kupën e Botës
Ish-Topi i Artë ka folur për Telegraph duke mbështetur kandidaturën e Tre Luanëve për të fituar në Katar

Pavarësisht paraqitjes së dobët në Ligën e Kombeve, zbritur në Ligën B pas humbjes në San Siro ndaj Italisë, Lothar Matthaus është i bindur se, të paktën për sa i përket emrave, Anglia është ende një nga kandidatët kryesorë për të fituar Kupën e Botës, e cila fillon në mesin e nëntorit në Katar.

E fundit me vetëm dy pikë në Grupin C të Ligës së Kombeve me dy barazime dhe tri humbje, Anglia do të përballet sonte me Gjermaninë në ndeshjen e fundit të kompeticionit. Nga edicioni i ardhshëm do të jetë në Ligën B, me synimin pra për t'u ngjitur në Ligën A.

Ish-Topi i Artë gjerman Lothar Matthaus, legjenda e Interit mes viteve 80 dhe 90, foli për tabloidin britanik The Telegraph për shanset e Tre Luanëve për sukses në Katar.

"Kur shihni emrat e lojtarëve, Anglia është favorite për Kupën e Botës. Vendi i katërt në Rusi. Finalja europiane, ata janë shumë afër fitimit të një titulli pas 1966".

Dyshimi i vetëm i Matthaus-it lidhet me rolin e portierit, sipas tij jo i barabartë me skuadrat e tjera, si Gjermania, kundërshtari i radhës i britanikëve.

"Por ndoshta ata kanë një problem me portierin. Nuk kanë një portier si Gjermania. Ky mund të jetë një problem i madh. Në Kupën e Botës  nevojitet çdo lojtar."