RTSH Sport Live

Paris 2024, Charles Leclerc do të jetë pishtar mbajtësi i parë i Monakos

  • 17/06/2024
  • |
  • Evente Sportive
Paris 2024, Charles Leclerc do të jetë pishtar mbajtësi i parë i Monakos

Charles Leclerc tani përfaqëson një institucion për Principatën e Monakos. Demostrimi vjen nga vendimi i shtetit të vogël mesdhetar për t'ia besuar pishtarin olimpik pilotit të Ferrarit, i zgjedhur si sportisti që do të mbajë pishtarin në rrugën e flakës me pesë unaza, drejt Parisit.

Talenti i kuq do të jetë i pari që do të marrë “zjarrin e shenjtë” me hyrjen në Principatë pasditen e së martës 18 qershor.

Ngjarja, e cila fillon rreth orës 14:15, do të shohë që Leclerc t'i kalojë stafetën Alexandra Colettit, Xiaoxin Yang dhe në fund Rudy Rinaldit i cili do t'ia dorëzojë pishtarin direkt në duart e Princit Albert II dhe Princeshës Charlene.