Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e luajtur në “Arena e Demave” mes Partizanit dhe Egnatias, takim i vlefshëm për javën e 16-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Një sfidë emocionuese, me dy gola mjaft të bukur, por dhe me dy kartona të kuq, për trajnerin e Partizanit, Veselinoviç dhe sulmuesin e Egnatias, Bakayoko.
Të kuqtë shënuan të parët në këtë sfidë, në minutën e 33-të me anë të Mba pas një aksioni të bukur. Rrogozhinasit vendosën barazpeshën në fundin e takimit, në minutën e 90-të me anë të Bakayoko, për një rezultat përfundimtarë 1-1.
Me këtë barazim, Partizani ngjitet në kuotën e 29 pikëve dhe mban vendin e parë. Egnatia në vendin e dytë ngjitet në kuotën e 27 pikëve.