RTSH Sport Live

Partizani “fundos” Dinamon

  • 22/09/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani “fundos” Dinamon
E mposht 3-1 në “Elbasan Arena” dhe thellon edhe më tepër krizën e bluve

Takimi tjetër i luajtur në mbrëmje të premten ka qenë përballja midis rivalëve historikë, Dinamos dhe Partizanit, që u fitua nga të kuqtë e kryeqytetit me rezultatin 3-0. Në fakt, pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në Stadiumin “Elbasan Arena”, ka parë një lojë nën nivelin mesatar, me raste të pakta dhe ritëm të ulët. Për rrjedhojë, ajo është mbyllur me rrjeta të paprekura, por e dyta ka patur një tablo krejt tjetër.

Skuadra e trajnerit Zoran Zekiç do ta rrisë ritmin e lojës, duke nisur ta mbizotërojë atë dhe duke e shndërruar këtë mbizotërim në gol në minutën e 58-të, kur i përhershmi Bintsuka gjendet në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe e kalon Partizanin epërsi. Dinamo është pafuqishme dhe Partizani vijon të mbizotërojë dhe, 12 minuta para fundit të kohës së rregullt, është Rrapaj që shënon, duke dyfishuar epërsinë e të kuqve.

Partizani nuk ndalet dhe, në minutën e 83-të, edhe Viktor Da Silva e shkruan emrin e tij në listën e shënuesve, duke realizuar të 3-tin për Partizanin. Kaçorri do të gjejë golin e nderit në minutën e 3-të shtesë për Dinamon, por është shumë pak dhe shumë vonë, pasi është Partizani që e fiton këtë sfidë me shifrat 3-1.