RTSH Sport Live

Partizani, “leksion” studentit

  • 18/11/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Partizani, “leksion” studentit
Të besuarit e Ylli Tomorrit fitojnë pastër 3-0 duke dominuar në të gjitha drejtimet

Partizani ka arritur fitoren e dytë në ndeshjet në grup në Kupën e Shqipërisë, teksa në një hark kohor prej një orë e 15 minutash ka fituar pastër 3-0 ndaj Studentit. Parashikohej që të ishte një përplasje më e fortë, aq më tepër që në fushë ishin shtatë brazilianë, katër Studenti dhe tre Partizani. Por në fund diferencat kanë qenë përsëri të mëdha. 11-25 seti i parë për Partizanin e Ylli Tomorrit.

Më pas 17-25 dhe i treti 15-25 dhe në fund 3-0 në një ndeshje me një kah. Ylli Tomorri, pasi ka vlerësuar Studentit, pohon se ky Partizan ka ende për të bërë për të qenë edhe më dominues në volejbollin shqiptar. Madje duke e lënë të hapur dhe mundësinë e përforcimeve të tjera.