RTSH Sport Live

Partizani mundet në miqësore nga Sivaspori

  • 02/12/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani mundet në miqësore nga Sivaspori
Të kuqtë janë mundur 2-0 nga skuadra e Superligës turke

Partizani, që ndodhet i akomoduar në Turqi për fazën përgatitore, është mundur 2-0 në një miqësore të zhvilluar përballë skuadrës së Superligës turke, Sivaspor. Të kuqtë janë paraqitur në këtë sfidë me formacionin më të mirë, por ishin turqit ata që dominuan në lojë dhe rezultat.

Vendasit konkretizuan epërsinë e tyre më një gol të shënuar në minutën e 27-të nga Yesilyurt dhe më pas dyfishuan me Yatabare në minutën e 42-të. Pjesa e dytë solli shumë ndryshime për të dyja skuadrat në formacion, por jo në rezultat, i cili mbeti 2-0 deri në sinjalizimin e fundit.

𝐒𝐈𝐕𝐀𝐒𝐒𝐏𝐎𝐑 𝟐 - 𝟎 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐈𝐙𝐀𝐍𝐈

Shënues. Yesilyurt 27', Yatabare 42'

Formacioni: Rexhepi, Bitri (kap), Sota, Hadroj, Massanga, Murataj, Atanaskoski, Rrapaj, Hoti, Cara, Skuka 

𝐔 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐳𝐮𝐚𝐧: A.Hoxha, Menich, Mensah, Zuna, Preka, Buxhelaj, Telushi, Zekolli, Jonuzi, Nako, Hodo

𝐓𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫. Giovanni Colella