RTSH Sport Live

Partizani përmbys Shkëndijën në miqësore

  • 03/07/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani përmbys Shkëndijën në miqësore
Rrapaj 31’ dhe Keko 70’ iu përgjigjën golit të Krasniqit 2’

Partizani ka arritur të mposhtë Shkëndijën me rezultatin 2-1 në miqësoren e zhvilluar në Pogradec. Një fitore me përmbysje për të kuqtë, të cilët iu përgjigjën golit të Krasniqit me Rrapajn dhe Kekon.

Skuadra tetovare arriti të zhbllokojë sfidën që në minutën e 2-të me anë të Endrit Krasniqit, i cili mposhti Qirkon nga një goditje dënimi.

Barazpesha u vendos në minutën e 30-të kur Rrapaj lëshoi një goditje të zgjuar me të djathtën duke mos i lënë asnjë mundësi portierit të Shkëndijës.

Goli i fitores u shënua në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 74-ët nga sulmuesi Keko.