RTSH Sport Live

Partizani rikthehet në lojë, fiton aktin e tretë të finales

  • 28/04/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Partizani rikthehet në lojë, fiton aktin e tretë të finales
Mundi Tiranën 3-2 me sete, takimi erdhi drejtpërdrejt në RTSH

Tirana dhe Partizani vazhdojnë betejën për titullin “kampion” në volejbollin e meshkujve. Në duelin e tretë të që u luajt këtë të diel në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë në Farkë, që erdhi drejtpërdrejt në RTSH, ka qenë një betejë maratonë që ka zgjatur 2orë e 34 minuta.

Skuadra e Partizanit, e drejtuar nga Ylli Tomorri fitoi dy setet e para: 25-21 dhe 25-23. Megjithatë, Tirana arriti të vendosë barazpeshën duke fituar setin e tretë dhe të katërt: 21-25 dhe 22-25. Në finale, skuadra e Ylli Tomorrit triumfoi 16-14 duke hapur garën për titull.

Përballja e katërt mes këtyre dy skuadrave do të luhet të mërkurën në sallën olimpike “Feti Borova” duke nisur nga ora 19:00. Rezultati i deritanishëm është 2-1 në favor të Tiranës