RTSH Sport Live

Partizanit i mungon sulmi

  • 05/11/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizanit i mungon sulmi
Përveç Skukës, pjesa tjetër e repartit të avancuar nuk po funksionon

Ndalesa e shkurtër e imponuar nga ndeshja miqësore e Kombëtares shqiptare i jep oksigjen Partizanit. Në 4 ndeshjet e fundit të superiores, skuadra e kuqe ka humbur ndjeshëm terren duke lejuar Tiranën të ngjitet në krye të klasifikimit. Kundër Kastriotit, Laçit dhe Egnatias asnjë gol i shënuar, të kuqtë po kalojnë një minikrizë identiteti ndërsa Bylis dhe Kukësi janë testet e radhës për Giovani Colellan që duhet të gjejë ekuilibrin e duhur në një skuadër që duhket se ka humbur.

Koha nuk pret dhe skuadra duhet të reagojë në fushën e lojës me rezultate pasi te tjerë hapa falsë mund të penalizojnë jo vetëm klasifikimin e të kuqve por edhe moralisht do të kenë një peshë jo të vogël. Skuka, pervec një goli të shënuar në transfertën e Durrësit, nuk ka arritur të shënojë në tre sfidat e tjera por transferta e Laçit nxorri në pak vështirësitë që mund të ketë skuadra gjatë pjesës tjetër të sezonit.

Gjithsesi, përvec Skukës, në radhët e skuadrës kryeqytetase mungojnë edhe golat e sulmuesve të tjerë pasi Cara, Da Silva dhe pjesa tjetër e sulmuesve numërojnë vetëm 5 realizime në 11 javë.