RTSH Sport Live

Pas 28 vitesh, Barcelona mendon të mbyllë bashkëpunimin me Nike

  • 29/03/2024
  • |
  • Spanjë
Pas 28 vitesh, Barcelona mendon të mbyllë bashkëpunimin me Nike

Bashkëpunimi mes Barcelonës dhe Nike, kompanisë amerikane të veshjeve sportive që ka veshur kampionët e klubit katalanas që nga viti 1998, mund të përfundojë pas 28 vitesh.

Sipas asaj që raportohet nga Mundo Deportivo, kontrata ekzistuese mes dy kompanive deri në vitin 2026 mund të ndërpritet 12 muaj më herët. Klubi blaugrana në fakt ka nisur një turne eksplorues me marka të tjera për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të mbledhur një shumë më të lartë se ajo e rënë dakord aktualisht me gjigantin amerikan (42 milionë euro në sezon plus 24 të tjera bonuse).

Një kontroll tregu që bëri që Barça të niste bisedimet me Puma. Kompania gjermane, në fakt, do të ishte e gatshme të paguante rreth 100 milionë euro në arkën e kompanisë katalanase si bonus pas nënshkrimit, plus 100 të tjera për çdo vit të marrëveshjes. Kjo shifër mund të rritet me 1.2 milionë euro të tjera në vit nëse shitjet e mallrave zyrtare tejkalojnë shifra të caktuara.