RTSH Sport Live

Për United interesohet edhe një finlandez me një propozim… original

  • 23/03/2023
  • |
  • Angli
Për United interesohet edhe një finlandez me një propozim… original

Sipërmarrësi finlandez Thomas Zilliacus do të paraqesë një ofertë për Manchester United, por së bashku me shifrën e cila ende nuk dihet do të prezantojë edhe një formulë të re pronësie.

Zilliacus ka njoftuar familjen Glazer se ka në paln që të bëjë aksionerë të klubit edhe tifozët, të cilët do të kenë mundësi të thonë të vetën mbi vendimet e ndryshme nëpërmjet një aplikacioni.

Zilliacus ka ndërtuar pasurinë e tij përmes “novaM Group”, një grup i ri i mediatik dhe është gati të paraqesë ofertën e tij përmes “XXI Century Capital”, një firmë investimi në pronësi të kompanisë së tij. Oferta unike e finlandezit vjen përmes përfshirjes të fansave, e cila do të jetë jashtëzakonisht tërheqëse për tifozët.

Aktualisht Glazers janë të hapur ndaj opsioneve të mundshme të shitjes, të cilat mund të përfshijnë ende një investitor pakice. Deri më tani ata kanë marrë ofertat e nga njeriut më të pasur të Britanisë, Sir Jim Ratcliffe, dhe biznesmenit nga Katari, Sheikh Jassim. Pas afatit të së mërkurës, të dyve iu është dhënë një afat i dytë për të paraqitur ofertën e tyre të dytë të përmirësuar.