RTSH Sport Live

Përfundon dominimi anglez: 3 herë fitues në 5 vitet e fundit

  • 17/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Përfundon dominimi anglez: 3 herë fitues në 5 vitet e fundit
Me eliminimin e Mançester Sitit dhe Arsenalit marrin fund edhe shpresat për një triumf të ri anglez në Ligën e Kampionëve

Me eliminimin e Mançester Sitit dhe Arsenalit marrin fund edhe shpresat për një triumf të ri anglez në Ligën e Kampionëve. Pesë vitet e fundit janë karakterizuar nga një lloj dominimi i skuadrave britanike, të cilat kanë fituar tre edicione me Mançesterin Sitin, Çelsin dhe Liverpulin, në 2023, 2021 dhe 2019.

Megjithatë, edhe në vite çift, skuadrat angleze dolën shumë mirë, me finalen e dyfishtë të arritur (dhe të humbur) nga Liverpuli në 2018 dhe 2022.