RTSH Sport Live

Peshëngritja në zi, ndahet nga jeta Vehap Xhindoli

  • 23/09/2021
  • |
  • Të tjera
Peshëngritja në zi, ndahet nga jeta Vehap Xhindoli
Peshëngritës kampion, gjyqtar ndërkombëtar, por dhe njohës i shtatë gjuhëve të huaja

Peshëngritja shqiptare, por dhe ajo elbasanase, të enjten në mbrëmje ka humbur një nga figurat e saj. Bëhet fjalë për Vehap Xhindolin, i cili është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Një nga themeluesit e cirkut të Elbasanit e më pas dhe peshëngritjes, por që u persekutua nga regjimi komunist. Me ardhjen e demokracisë iu kthye pasionit të tij, ndërsa kontribuonte prej vitesh si gjyqtar në peshëngritje. E jo vetëm kaq. Por Xhindole ishte dhe shkrimtar e mbi të gjitha njohësi i shtatë gjuhëve të huaja.

Që nga anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, rusisht e deri greqisht. Për të gjitha meritat e tij, Xhindole është dekoruar me titulli Mjeshtër i Madh nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Pa harruar titullin Qytetar Nderi i Elbasanit, apo dhe i Lushnjës. Për trofetë e tij ka qenë edhe Mjeshtër i Merituar i Sportit. Një humbje e madhe për peshëngritjen shqiptare dhe atë elbasanase, por dhe për kulturën e qytetit që nxorri shumë figura në arsim e shkencë. Redaksia e sportit në Radio Televizionin Shqiptar i shpreh ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të Vehap Xhindolit.