RTSH Sport Live

Petra Kvitova tërhiqet nga Roland Garros

  • 02/06/2021
  • |
  • Të tjera
Petra Kvitova tërhiqet nga Roland Garros
Tenistja çeke ka lënduar kyçin e këmbës, pasi u rrëzua në konferencën virtuale të shtypit

Petra Kvitova tërhiqet nga turneu. Një tjetër teniste pretendente për trofeun, nuk do të jetë prezente në Roland Garros 2021. Shkak është bërë një dëmtim i çuditshëm. Tenistja çeke ka lënduar kyçin e këmbës, pasi u rrëzua në konferencën virtuale të shtypit. “Eshtë më shumë se një zhgënjim, por më duhet të deklaroj tërheqjen time nga Roland Garros – ka thënë tenisja çeke. – Gjatë konferencës së shtypit, të dhënë pas ndeshjes, unë u rrëzova dhe u lëndova në kyçin e këmbës”.

“Fatkeqësisht, pas rezultatit të skanerit, e megjithë përpjekjet e mjekëve është e pamundur që unë të vazhdoj konkurrimin. Do të bëj përpjekjet maksimale për të qenë gati për tuneun e radhës”. Dy herë fituesja e Wimbledon, tërhiqet nga turneu francez, menjëherë pasi Naomi Osaka, u largua po nga ky turne për shkak të bojkotit të saj të intervistave në media”.

“Dy mungesa tepër të rëndësishme këto në Roland Garros, pasi konkurrimit për trofeun do t’i mungojnë dy pretendente. Dy herë gjysmëfinalistja e French Open, Petra Kvitova ka lajmëruar largimin nga turneu, pasi nuk ka mundur të bëjë asgjë për këmbën e dëmtuar. Pas kësaj, rusja Elena Vesnina, kundërshtarja e Kvitovas në turin e dytë,  kalon drejtpërdrejt në turin e tretë.