Përfaqësuesja kuqezi, gati për të zbritur në PGE Narodowy-Warsaw për ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024, Grupi E, ku përballë është Polonia. Gjithçka është gati dhe dy skuadrat respektive kanë zbardhur dhe 11-shet që do të zbresin që nga minuta e parë në fushën e lojës.
Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo i ka besuar sulmin dyshes Cikalleshi-Uzuni, ndërkohë që në mbështetje të tyre është edhe Asani. Gjasula do të vendoset para mbrojtjes me katër(Hysaj, Mihaj, Kumbulla dhe Ivan Balliu). Strakosha do të jetë në portë, ndërsa Asllani dhe Ramadani do të drejtojnë manovrën në mesfushë.