RTSH Sport Live

Portier dhe mesfushor, goditje e dyfishtë e Bylisit

  • 31/01/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Portier dhe mesfushor, goditje e dyfishtë e Bylisit
Ballshiotët rikthejnë portierin Bruno Puja si dhe firmosin me mesfushorin brazilian, Nildo Viktor Xhufo

Bylisi ka realizuar një goditje të dyfishtë në këtë merkato janari, duke zyrtarizuar një portier dhe një mesfushor. Bëhet fjalë për portierin Bruno Puja dhe mesfushorin brazilian, Nildo Viktor Xhufo. Për Pujën në fakt bëhet fjalë për një rikthim, pas eksperiencës së shkurtër me Erzenin.

Ndërkohë, Xhufo në kampionatin tonë është bërë i njohur me skuadrën e Flamurtarit, ndërsa ka luajtur dhe me Shkëndijën e Tetovës.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, duke luajtur futboll, këpucë sportive me taka dhe teksti

Njoftimi i klubit:

Rikthehet Bruno Puja

Portieri Bruno Puja, do të vijojë që të jetë pjesë e Bylisit edhe në pjesën e dytë të sezonit, për realizimin e misionit Superiore.

Mirëse u riktheve në familjen tonë, Bruno Puja!

Zyrtare

Braziliani Nildo Viktor Xhufo, nga sot është pjesë e skuadrës sonë. Xhufo ka luajtur me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, por edhe me Flamurtarin në Superioren tonë.

I urojmë mirëseardhjen në klubin tonë!