RTSH Sport Live

Premier Liga, Liverpul dhe Arsenal marrin goditje të rënda në luftën për titull

  • 14/04/2024
  • |
  • Angli
Premier Liga, Liverpul dhe Arsenal marrin goditje të rënda në luftën për titull

Për Liverpul dhe Arsenal ka qenë një ditë e keqe pasi të dy skuadrat janë mundur respektivisht nga Kristal Palas dhe Aston Vila.

Skuadra e Jyrgen Klop u mund në “Anfielf Road” nga formacioni i drejtuar nga Glasner. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Eze në të 14’.

Po sot në “Emirates” Arsenali u mund përballë Aston Vilës. Skuadra e Emeri fitoi 2-0 falë golave të Bejlit (84’) dhe Uotkins (87’).

Pas 32 takimesh Mançester Siti kryeson tabelën e klasifikimit në kuotën e 73 pikëve ndërsa ndjekin Arsenal dhe Liverpul me 71 pikë secila.