RTSH Sport Live

Premier: Liverpool ngjitet në vendin e katërt

  • 19/05/2021
  • |
  • Angli
Premier: Liverpool ngjitet në vendin e katërt
Reds mundën Burnley 3-0 dhe ngjiten në kuotën e 66 pikëve, ashtu si Leicester.

Është gjithnjë e më elektrizuese gara për Europën në Premier League: Liverpool mundit 3-0 (Firmino, Phillips, Oxlade-Chamberlain) Burnley në transfertë dhe ngjitet në kuotën e 66 pikëve, aq sa Leicester, duke u pozicionuar në vendin e katërt në klasifikim.

Fitorja e Chelsea ndaj Leicester City të martën do të thoshte që Liverpool e dinte para fillimit se një fitore do të ishte e mjaftueshme për të parë veten në katër të parët dhe vizitorët në Turf Moor morën atë që u duhej.

Chris Ëoods kishte mundësinë për ti dhënë epërsinë Burnley, por sulmuesi, i cili kishte shënuar tetë gola në nëntë ndeshjet e tij të mëparshme, goditi në mënyrë të gabuar.

Pas një mundësie të humbur në gjysmë ore lojë, Roberto Firminho arriti të zhbllokojë sfidën në minutën e 43-të, asistim nga ana e Robertson, 1-0. Liverpool i dha vetes një avantazh me dy gola pas tetë minutash në pjesën e dytë, ndërsa Nat Phillips goditi saktësisht me kokë, pas një krosimi të Sadio Mane.

Burnley u përpoq të gjente një rrugëdalje në këtë sfidë, por Alex Oxlade-Chamberlain, i ardhur nga pankina, mbylli të gjitha llogaritë me një gol të tretë, ndërsa Liverpool kaloi në 66 pikë, përpara Leicester City.