RTSH Sport Live

Presidenti i Empoli lavdëron mesfushorin shqiptar: Krenohemi me Asllanin

  • 30/10/2024
  • |
  • Itali
Presidenti i Empoli lavdëron mesfushorin shqiptar: Krenohemi me Asllanin

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, foli për DAZN, përpara ndeshjes në shtëpi kundër Interit, e vlefshme për ndeshjen e 10-të të Serisë A.

I pyetur se për kë lojtar të rritur në klubin e tij është më krenar (Frattesi, Zielinski dhe Asllani), ai ka zgjedhur mesfushorin shqiptar.

“Asllani ishte me ne për dhjetë vjet, bëhet një diskutim emocional. E shtymë atë dhe të tjerët drejt ekipit të parë. Jemi të lumtur që është në një klub të madh dhe që luan 20/25 ndeshje në vit në një moshë kaq të re", ka thënë mes të tjerash presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi.