RTSH Sport Live

Prezantohet Ducati 2024...

  • 24/01/2024
  • |
  • Moto GP
Prezantohet Ducati 2024...
Gati për sezonin e ri, me Bezzecchi dhe Di Giannantonio

Më në fund është zbuluar Ducati GP23 që iu besua Marco Bezzecchi dhe Fabio Di Giannantonio për Kampionatin Botëror MotoGP 2024. Pamja e re, e projektuar nga Aldro Drudi, kombinon të bardhën me të verdhën fluoreshente të Valentino Rossi-t, i cili u shpreh nga skena PalaRiccione: “Jam i lumtur dhe krenar për ekipin tim”.

Bezzecchi: "Është shumë i ndritshëm, në krahasim me motorët e tjerë është ndryshe, është vërtet i veçantë”.

Di Giannantonio: "Ky motor është i frikshëm, është një përbindësh i bukur, do të argëtohemi".