RTSH Sport Live

Prishtina, fituese e Superkupës së Kosovës

  • 23/01/2021
  • |
  • Kosova
Prishtina, fituese e Superkupës së Kosovës
E zhvilluar për herë të parë jashtë territorit të Kosovës, Superkupa është fituar për herë të dhjetë nga skuadra e Prishtinës

Prishtina ka arritur të fitojë për herë të dhjetë Superkupën e Kosovës. Në sfidën e zhvilluar në Antalia të Turqisë, kryeqytetasit arritën të mposhtin Dritën me rezultatin 3-1.

Sfida u zbllokua që në minutën e tretë, Zyba shfrytëzoi më së miri një aksion të Prishtinës, duke shënuar me kokë. Por avantazhi nuk zgjati më shumë se pesë minuta, pasi Rexha, duke përfituar dhe nga një gabim i portierit të skuadrës kundërshtare, vendosi barazpeshën 1-1.

Një ndeshje me ritëm, që në minutën e 21-të nxorri në skenë një tjetër gol, kësaj radhe me protagonist Krasniqin, i cili finalizoi një penallti të fituar nga Abazi. Për të vendosur emrin në listën e golashënuesve në këtë sfidë, në skenë është ngjitur edhe Shillova, i cili ka sigluar 3-1 për Prishtinën.

Kjo është hera e parë që Superkupa zhvillohet jashtë territorit të Kosovës dhe është fituar për herë të dhjetë nga skuadra e Prishtinës.