RTSH Sport Live

Prishtina zyrtarizon ish-sulmuesin e Kombëtares

  • 15/09/2021
  • |
  • Kosova
Prishtina zyrtarizon ish-sulmuesin e Kombëtares
Besart Berisha është blerja më e re e skuadrës së Prishtinës

Prishtina ka zyrtarizuar marrëveshjen me ish-sulmuesin e Kombëtares kuqezi, Besart Berisha. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kryeqytetas me një postim në rrjetet sociale. Berisha, pas një karriere të gjatë, në vende të ndryshme si Gjermani, Danimarkë, Norvegji apo dhe në Japoni e Australi, ka vendosur të bashkohet me skuadrën bardhekaltër.

Njoftimi I klubit:

Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina.

Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë.

Mirë se vjen Besart Berisha!