Lajm tronditës për PSG-në. Presidenti Nasser Al Khelaifi është aktualisht nën hetim në Francë me akuzën e rrëmbimit dhe torturës. Fakti është raportuar nga mediat franceze, përfshirë L'Équipe, të cilat flasin për një akuzë të lobistit franko-algjerian Tayeb Benabderrahmane ndaj numrit një të klubit parisien. Lajmi dihej prej muajsh, por tashmë ka mbërritur hapja e dosjes dhe hetimi për këtë çështje.
Sipas rrëfimit të lobistit, ai dyshohet se u arrestua dhe u torturua në Katar në vitin 2020, pasi posedonte dokumente që mund të kishin komprometuar presidentin e PSG-së. Çështja, sipas aktakuzës, do të lidhej me caktimin e Kupës së Botës 2022 dhe të drejtat televizive për Lindjen e Mesme për dy edicionet e ardhshme të Kupës së Botës. Më pas, lobisti u lirua duke nënshkruar një marrëveshje sekrete me vetë Al Khelaifi, për të mos shpërndarë informacione për incidentin.