RTSH Sport Live

PSG-ja përdor Mona Lizën për tu tallur me Barcelonën

  • 17/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
PSG-ja përdor Mona Lizën për tu tallur me Barcelonën

Pas fitores së thellë në fushë, PSG ka qenë po aq e ashpër me Barcelonën edhe në rrjetet sociale. Minuta pas takimit, në rrjetet sociale të klubit francez janë publikuar disa foto dhe video montazhe ku subjekt i shakasë ishte Barcelona.

Videomontazhi kishte të bënte me muzeun e Luvrit ku PSG pranë Mona Lizës tifoze të Barcelonës kishte vendosur një pikturë edhe më të madhe përkrah me pamje nga takimi i mbrëmshëm dhe me titullin ”Vareni në Luvër”.

Ndërsa një tjetër fotomontazh kishte të bënte përsëri me Barcelonën, fanella e së cilës ishte “mbytur” në lumin e Senës.