Tani është zyrtare, Khvicha Kvaratskhelia është lojtari më i ri i PSG-së. Anësori ofensiv gjeorgjian transferohet në Paris nga Napoli për një shumë totale prej rreth 75 milionë euro.
“Për mua është një ëndërr të jem këtu. Është krenari t'i bashkohem këtij klubi të madh dhe mezi pres të vesh ngjyrat e mia të reja", janë fjalët e para të gjeorgjianit. Për ish-lojtarin e Napolit, kontratë deri në vitin 2029 dhe fanellën me numër 7.