Vetëm pak çaste më parë trajnerët e dy skuadrave kanë bërë publike formacionet e derbit të Tiranës. Ndërsa edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar emrin e kryesorit.
TIRANA: Selmani, Përgjoni, Kola, Dembele, Isuf, Soler, Jonuzi, Meta, Gjumsi, Haxhiu, Zharmuni
Trajner: Gugash Magani
PARTIZANI: Qirko, Sembene, Preka, Domgjoni, Hadroj, Kote, Ismaili, Rrapaj, Cara, Keko, Mba.
Trajner: Aleksandar Veselinoviç
FSHF ka vendosur që të mos i besojë këtë sfidë një gjyqtari që mban stemën ndërkombëtare, por njërit që është kandidat për të qenë i tillë në të ardhmen.
Ai që do të drejtojë ndeshjen e sotme është kryesori Florjan Lata nga kolegjiumi i Durrësit, me asistentë Ilir Tartarajn dhe Xhuljo Manin. Gjyqtar i katërt është Erjon Bylykbashi. Në sallën e VAR është caktuar Kreshnik Bajramaj, me asistent Kreshnik Cjapin.