RTSH Sport Live

Ramadani mund në kohë faringitin, gati për “derbin” me shqiptarët e Sasuolos

  • 20/04/2024
  • |
  • Itali
Ramadani mund në kohë faringitin, gati për “derbin” me shqiptarët e Sasuolos

Të dielën në orën 12:30 Sasuolo e Bajramit dhe e Kumbullës pret në shtëpinë e saj Leçen e Ramadanit. Të dy skuadrat nuk kanë siguruar ende matematikisht qëndrimin në Serie A edhe pse formacioni nga Salento duket në pozita më të qeta pasi falë 32 pikëve ndodhet në vendin e 13-të.

Sa i përket Sasuolos, formacioni në fjalë është në vendin e parafundit pasi në 32 javë ka grumbulluar vetëm 26 pikë.

Për këtë ndeshje mendohej se shqiptari i Leçes nuk do të ishte në fushë pasi prej ditës së martë nuk është stërvitur pasi është goditur nga faringiti. Ditën e sotme mjekët e Leçes kanë programuar një tjetër vizitë për të parë nëse do të udhëtojë me grupin për në Rexho Emilia.