RTSH Sport Live

Ramadani “zverdhet” përballë Romës, mungon ndaj Milanit

  • 01/04/2024
  • |
  • Itali
Ramadani “zverdhet” përballë Romës, mungon ndaj Milanit
Mesfushori kuqezi i Leçes është aktivizuar për 90 minuta në barazimin 0-0 përballë skuadrë së De Rosit

Ylber Ramadani ka luajtur për 90 minuta në sfidën e javës së 30-të të Serisë A, atë mes Leçes dhe Romës e cila u mbyll në barazim 0-0.

Mesfushori kuqezi, shtylla kurrizore e skuadrës salentine, mori një karton të verdhë në minutën e 81-të të ndeshjes, për një ndërhyrje të parregullt ndaj El Shaarawy. Një verdhë e rëndë, sepse sjell skualifikim për ndeshjen e radhës.

Mungesën e komplikon faktin se ndeshja e radhës e Leçes në kampionat nuk është si çdo ndeshje tjetër. Skuadra e Gottit në fakt do të përballet me Milanin e Stefano Piolit.