RTSH Sport Live

Real Madrid humbet mundësinë për vendin e parë

  • 09/01/2021
  • |
  • Spanjë
Real Madrid humbet mundësinë për vendin e parë
Madrilenët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në Pamplona përballë Osasunës

Me Atletico Madrid pushim, Reali kishte mundesinë më të mirë për të kapur vendin e parë, por për 90 minuta në fushën e Osasunës nuk ka bërë asgjë për të merituar më shumë se një 0-0. Eden Hazard u rikthye pas shumë kohësh si titullar, ndërsa Lucas u pozicionua në rolin e mbrojtësit të djathtë.

Kushtet në Pamplona ishin aspak të favorshme, duke e bërë gjithcka të vështirë për të dyja skuadrat. Benzema e Sergio Ramos flirtuan me golin, ndërsa Asensio u neutralizua nga kundërshtari në disa raste. Nëse dy skuadrat u mbërthyen në një 0-0, që ishte dhe rezultati përfundimtar, në fushën e lojës ishte një lojtar që spikati më shumë se të tjerët.

Bëhet fjalë për Luka Modric, i cili duket se po përjeton një rini të dytë. I jashtëzakonshëm kroati me lëvizjet dhe pasimet e tij, duke bërë që dhe shokët e skuadrës të ndiheshin më të lirshëm dhe twë frymëzuar. I cuditshëm vendimi i Zidane për të larguar nga fusha kroatin e Hazard, kur duhej më shumë kreativitet. Barazimi pa gola është ajo që meritoi më shumë Reali në këtë sfidë.