RTSH Sport Live

Real Madrid nuk përfiton, barazon me Villarreal

  • 25/09/2021
  • |
  • Spanjë
Real Madrid nuk përfiton, barazon me Villarreal
Në Bernabeu, Blancos nuk shkojnë përtej 0-0 dhe ngrihen në +3 naj Colchoneros

Real Madrid humbi mundësinë për të kaluar në +5 ndaj rivalëve të qytetit, Atletico pasi nuk shkoi përtej 0-0 në shtëpi kundër Villarreal. Blancos barazuan në Bernabeu me “Nëndetësen e Verdhë”, e cila i rezistoi në mënyrën më të mirë të mundshme sulmit të ekipit të Ancelottit. Për më tepër, janë miqtë ata që bëhen më të rrezikshëm në fillim të lojës,  që me Danjuma provojnë por gjejnë reagimin e Courtois.

Holandezi është gjithashtu protagonist në fund të pjesës së parë, por përfundimi i tij nuk e kornizon pasqyrën e golit. Në fillim të pjesës së dytë, me Camavinga që hyri për Rodrygo, ishte Militao ai që shkoi shumë pranë avantazhit, por goditja e tij me kokë nga një goditje dënimi përfundoi jashtë.

Ancelotti përpiqet të përziejë kartat duke futur Hazard dhe Isco për Modric dhe Asensio, dhe në finale Rulli duhet të fluturojë mbi kokën e  Isco për një top të devijuar nga Camavinga. Në finale, Real nuk arrin të prishë murin e Villarreal dhe gjen barazimin e dytë në shtatë ndeshje. Me këtë 0-0, Blancos rriten në 17 pikë,  +3 mbi Atletico dhe Sevilla të cilët, megjithatë, kanë një ndeshje më pak se ekipi i Ancelotti. Për Villarrealin, ende i pamposhtur, është barazimi i pestë në gjashtë ndeshje: të besuarit e Unai Emery arrijnë në 8.