RTSH Sport Live

Reali, Ancelotti: Mundëm City-n, mundësi për të fituar trofeun

  • 17/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Reali, Ancelotti: Mundëm City-n, mundësi për të fituar trofeun
“Ishim të qetë dhe të durueshëm, në fund fituam”.

Carlo Ancelotti dhe Real Madrid e eliminojnë Manchester Cityn me penallti dhe fitojnë akses në gjysmëfinalen e Champions League në të cilën do të përballen me Bayern Munich. Një sfidë që shkoi përtej parashikimeve dhe u luajt për më shumë se 210 minuta dhe që bëri që spanjollët të dilnin të fituar, me trajnerin italian që tha se ishte krenar për ekipin e tij.

“Jam shumë i lumtur, e dinim se duhej të vuanim dhe ne vuajtëm. Ndeshje shumë e vështirë, por për të fituar dhe për t'u kualifikuar duhej të kishim këtë qëndrim. E nisëm mirë, më pas ata luajtën dhe na vunë në vështirësi. Ishim të qetë dhe të durueshëm, në fund fituam”.

"Jam shumë krenar për fazën e mbrojtjes sepse nuk jemi mësuar ta bëjmë kështu. Zëmë hapësirat dhe ishim kompakt. Nuk është e lehtë të kesh më shumë kontroll në ndeshjen kundër Cityt, ata janë kampionët", tha Ancelotti.

Më pas ai shtoi: "Goli na bëri të mbylleshim, nuk kishim nevojë të luanim në sulm. Ishte një gol i mirë, më pas luajtëm në kundërsulm dhe mund ta kishim shfrytëzuar më mirë".

“Së pari le të mendojmë për gjysmëfinalen, në tre vitet e fundit kemi luajtur me Cityn dhe ata janë më të mirët në Evropë. Eliminimi i tyre,  një mundësi për të fituar një tjetër Champions League”.