RTSH Sport Live

Reali fiton në Mallorca dhe fluturon në +11

  • 13/04/2024
  • |
  • Spanjë
Reali fiton në Mallorca dhe fluturon në +11
Blancos ngrihen përkohësisht në +11 ndaj Barcelonës së vendit të dytë

Real Madrid feston, duke fituar me rezultatin 1-0 në Mallorca. Blancos ngrihen përkohësisht në +11 ndaj Barcelonës së vendit të dytë. Goditja nga distanca e Tchouameni në minutën e 48-të vendosi ndeshjen.

Gjysmë ora e parë nuk ofroi ndonjë ritëm emocionues apo mundësi shënimi, kjo falë edhe xhiros masive të kërkuar nga Ancelotti. Mundësia për të thyer bllokimin i vjen Raillo, i cili u tregua i aftë në pozicionim, por jo aq i saktë sa për të befasuar Lunin. Kaluan dy minuta dhe Bellingham goditi traversën me një gjuajtje me të djathtën nga cepi i zonës.

Los Blancos kaluan në avantazh në minutën e 48-të me gjuajtjen nga distanca të Tchouameni. Rajkoviç i mohoi të dytin Brahimit dhe Vinicius (zëvendësues), Darder tentoi të barazojë me një goditje nga jashtë zonës, por pa e befasuar Lunin.

Muriqi humbi devijimin e fitores nga disa hapa në shtesë dhe ndeshja përfundon këtu. Ky sukses e projekton Real Madridin në 78 pikë, me një avantazh të konsiderueshëm ndaj Barcelonës përpara “Klasikes”, ndërsa skuadra vendase e gjen veten ende në 31 pikë.