RTSH Sport Live

Red Bull bën investime të reja

  • 04/11/2022
  • |
  • Formula 1
Red Bull bën investime të reja
Horner: Do të ndërtojmë një tunel ere të ri, për testimet aerodionamike

Pasi nënvizon se sa të rënda do të konsiderohen sanksionet e vendosura nga FIA për shkeljen e tavanit të shpenzimeve në vitin 2021, Cristin Horner dhe Red Bull po mendojnë të investojnë në kufijtë ekzistues në tunelin e tij të erës në Bedford dhe investimet e mundshme në të ardhmen e afërt. Struktura aktuale është jashtëzakonisht e vjetëruar, ajo u mor nga Red Bull me hyrjen në Formula 1, duke trashëguar tunelin e përdorur deri atëherë nga Jaguar. Do të duhet kohë që të ndërtohet një tunel i ri, modern dhe mbi të gjitha efikas në zhvillimin e kushteve ideale në të cilat mund të testohen zgjidhjet aerodinamike.

Është një investim afatmesëm, do të duhen jo më pak se dy vjet për ta realizuar dhe sigurisht që nuk është prioritet investimi për 12 muajt e ardhshëm kur edhe Red Bull është i dënuar. Kufizimi prej 10% në kohën e përdorimit të tunelit dhe mjeteve të simulimit CFD, do t'i shtohet kufirit të parashikuar tashmë për ata që përfundojnë Kampionatin Botëror të Konstruktorëve në vendin e parë.

Bërja më efikase e tunelit të vjetër të erës, një impiant i ndërtuar fillimisht në vitet 1950 dhe me aplikime të destinuara për sektorin aeronautik, do të nënkuptonte mundësinë për të përfituar plotësisht nga koha dhe ciklet e lejuara nga rregullorja, ku sot tuneli vuan kushte funksionimi që kërkojnë më shumë kohë përpara se të zhvillohet fluksi i ajrit i dobishëm për provat.

“Me futjen e rregullores për tunelin e erës, efikasitet ynë nuk ishte i krahasueshëm me atë që kërkonin rregulloret. Kërkohet një investim më i madh dhe ne vendosëm ta bëjmë, por në kohën e duhur”, - theksoi Horner.