RTSH Sport Live

Rekordet e Francës olimpike

  • 23/07/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Rekordet e Francës olimpike
Nga më i vjetri tek më i riu, nga më i dobëti tek më i rëndi, ja “gjelat” në “Paris 2024”

Ja dhe efekti i zhvillimit të Lojërave Olimpike në Paris. Franca nuk ka dërguar kurrë kaq shumë sportistë në Lojërat Olimpike Verore sa këtë vit. Zyrtarisht janë 571 sportistë, të cilët do të marrin pjesë në “Paris 2024” dhe kjo në të gjitha disiplinat sportive. Që nga atletika dhe deri tek kërcimi nga trampolina. Rekordi i mëparshëm ishte 394 sportistë të regjistruar, kjo në Lojërat Olimpike “Rio de Zhainero 2016”. Këtë vit delegacioni francez do të jetë pothuajse në një barazi të përsosur me 49.4% sportiste femra. Kjo paraqet një rritje spektakolare prej 20 pikësh, që nga Lojërat Olimpike të Barcelonës në 1992.

Atletika me 14.9% dhe noti me 5.1%, dy sportet kryesore tradicionale të Lojërave, ofrojnë një pjesë të konsiderueshme të sportistëve vendës, por prania e ekipeve franceze në të gjitha sportet ekipore rrit shifrat e përgjithshme. Franca është një ekip me një moshë mesatare 26.8 vjeç dhe disa sportistë dallohen nga të tjerët. Basketbollisti Vktor Uembanuama është më i gjati me 2.24 m.

Ndryshe 76 centimetra më shumë se gjimnastja Kolin Duvilard, e cila është e gjatë 1.48 metra. Rreth 34 vjet e ndajnë gjithashtu kalorësin Karim Lagouag. 48 vjeç, nga sketbordistja Lusie Shoenhir 14 vjeç Lucie Schooenheere (14 vjeç). Më i rëndi në peshë Tedi Riner 140 kilogram,

Më i moshuari Karim Laguag 48 vjeç dhe më i riu Baptis Adis 17 vjeç. Nëse një shumicë e madhe atletësh do të zbulojnë Olimpiadën, kalorësi Nikolas Tuzaint dhe hedhësja e diskut Melina Robert-Mishon do të garojnë në edicionin e tyre të 7-të të Olimpiadës. Ata barazojnë rekordin e çiklistes Zhani Longo. Tre vjet pas Olimpiadës së Tokios, 199 atletë të pranishëm në Japoni do të jenë në “Paris 2024” duke përfshirë 37 kampionë olimpikë.

Mes tyre 10 anëtarë të ekipit francez të volejbollit dhe 15 hendbollistë. Tedi Riner dhe Nikola Karabatiç, tre herë kampionë olimpikë, mund të barazohen me francezin më të suksesshëm në Lojërat Verore, Kristian d'Oriola, 4 tituj olimpik nga viti 1948 deri në 1956. Dy rekorde duhet të thyhen: 15 titujt nga Olimpiada e Atlantës në 1996 dhe 43 medaljet nga Pekini në 2008. Pra Franca kërkon më shumë.

 

 

 

 

 

 

.