Shqipëria ka ruajtur vendin e 66-të në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, pas tri ndeshjeve të luajtur në qershor në finalet e Euro 2024. Kuqezinjtë e Silvinjos morën një barazim e dy humbje në tre takimet zyrtare, ndërkohë që fituan dy miqësoret e qershorit, kundër Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Shqipëria ka 1375.49 pikë, kundrejt 1379.4 që kishte në renditjen e mëparshme.
Nga rivalët e Shqipërisë në evropian, Spanja, kampione e re e kontinentit, është ngjitur pesë vende, nga i teti në të tretin. Italia qëndron në vendin e dhjetë, ndërsa Kroacia ka zbritur me tre vende, nga i nënti në të 12-tin.
Renditja e përmuajshme e FIFA-s vazhdon të kryesohet nga kampionia e botës, Argjentina, e cila sapoi mbrojti titullin në Copa America, e ndjekur nga Franca në vendin e dytë.