RTSH Sport Live

Rexhbecaj nis procedurat për të marrë pasaportën kosovare

  • 18/02/2024
  • |
  • Kosova
Rexhbecaj nis procedurat për të marrë pasaportën kosovare

Kosova do të ketë një tjetër “armë” për të përdorur në eliminatoret e Botërorit që do të mbahet në 2026. Federata Kosovare e Futbollit ka bindur Elvis Rexhbecajn të pranojë ftesën e përfaqësueses dardane.

Rexhbecaj, i lindur në Prizëren më 1 nëntor të 1997-ës, deri më tani nuk ka mundur që të koleksionojë asnjë minutë me përfaqësuesen e Gjermanisë edhe pse ka nënshtetësi gjermane.

26-vjeçari aktivizohet si mesfushor qëndre dhe ka mjaft eksperiencë në Bundesligë. Ai u rrit si talent nga ekipet e të rinjve të Volfsburgut dhe pasi debutoi me ekipin e pare u huazua në Këln dhe Bohum për më shumë minuta loje. Në verën e 2022 Augsburgu bleu Rexhbecajn për 1.7 milionë euro.