RTSH Sport Live

Riquelme: Rikthej CR7  tek Reali, Zidane largohet

  • 07/04/2021
  • |
  • Spanjë
Riquelme: Rikthej CR7  tek Reali, Zidane largohet
Për të ardhmen e Blancos, kandidati presidencial sfidon Perez me një projekt ambicioz: rikthim të portugesit dhe trajner të ri

Cristiano Ronaldo brenda dhe Zidane jashtë, Enrique Riquelme nuk ka dyshime: për të ardhmen e Real Madrid ai tashmë e di se çfarë dëshiron. Kandidati për president i Blancos është i sigurt dhe kështu sfidon Florentino Perez, me një program të qartë dhe ambicioz: "Cristiano Ronaldo ka përfaqësuar shumë për futbollin dhe Real Madridin dhe për këtë kam ndërmend ta rikthej këtu. Për mua nuk ka lojtarë të rinj dhe lojtarë të vjetër, por vetëm të fortë dhe më pak të forte”, shpjegon ai për Cadena Cope.

Dhe gjithashtu për stolin, Riquelme tashmë ka dy emra që mund të përfaqësojnë postin e Zidane: "Zidane nuk do të ishte trajneri im, menaxhmenti i sporteve do të mendonte për një profil tjetër në stol me një strategji tjetër. Personalisht më pëlqen shumë Klopp, por edhe Raul, ai po bën mirë dhe vlerësohet shumë nga të gjithë”, përfundon ai.