Roma mundi Empolin 2-0 në javën e 21-të të Serisë A dhe u ngjit në vendin e tretë të renditjes, duke lënë për momentin Lazion, Atalantën, Milanin pas dhe duke kapur Interin në vendin e dytë. Ndeshja në Olimpico u vendos nga dy goditje këndi në 6' minutat e para, të dyja të ekzekutuara nga Dybala dhe të kthyera në gola me goditje me kokë nga Ibanez dhe Abraham. Djemtë e Zanettit reaguan, por nuk arritën kurrë të thumbojnë kundërshtarët e tyre dhe marrin kështu humbjen e parë të vitit 2023.
Roma, e djegur nga eliminimi në Kupën e Italisë ndaj Cremonese, nisi furishëm dhe është tashmë 2-0 pas 6', falë dy golave që janë praktikisht fotokopje të njëri-tjetrit. Në të dyja rastet, përgjegjësi shumë të rënda nga ana e mbrojtjes së Empolit. Toskanët e mbyllën pjesën e parë në rritje, ndërsa Roma ra shumë poshtë dhe në kohën shtesë mbajti frymën në një mundësi të Akpa Apro.
Pjesa e dytë hapet me një shans të madh, të trefishtë për Romën, neutralizuar nga tri pritje radhazi nga Vicario, njëra më e pabesueshme se tjetra: fillimisht ndaj Dybala, pastaj ndaj Mancinin, më në fund ndaj Abraham. Empoli u përpoq të ngrejë qendrën e gravitetit, Zanetti gjithashtu ndryshoi dy sulmuesit (brenda Cambiaghi dhe Piccoli), duke arritur të shtypë kundërshtarët, por pa e frikësuar kurrë Rui Patricion. Verdhekuqtë u mbyllën mirë dhe mbrojtën veten pa shqetësime të veçanta deri në bilbilin e trefishtë.