RTSH Sport Live

Ronaldo, fotoja me Tyson entuziazmon fansat e dy kampionëve

  • 27/02/2023
  • |
  • Gosip
Ronaldo, fotoja me Tyson entuziazmon fansat e dy kampionëve
Kampioni portugez u takua me ish-boksierin gjatë një ndeshje boksi të zhvilluar në Arabinë Saudite

Një mbrëmje “alternative” për Cristiano Ronaldon që ndoqi ndeshjen e boksit mes Tommy Fury dhe Jake Paul (të fituar nga i pari), të zhvilluar në Diriyah Arena në Arabinë Saudite. Padyshim që vëmendja e mediave dhe fotografëve në pjesën më të madhe të eventit shkoi te kampioni portugez, i cili i shoqëruar nga djali i tij u ul në një ambjent privat për të parë më mirë përballjen mes dy boksierëve.

Në këtë event ishte edhe Mike Tyson, i cili takoi Cristiano Ronaldon për të bërë një foto rituale. Të dy janë përshëndetur me entuziazëm, duke treguar një harmoni të madhe. Pamjet bënë xhiron e internetit dhe i lumturuan fansat e dy sportistëve, pika reale referimi, respektivisht, për futbollin dhe boksin.