RTSH Sport Live

Rrahmani rinovon me Napolin, është zyrtare

  • 26/05/2023
  • |
  • Itali
Rrahmani rinovon me Napolin, është zyrtare
Njoftimi u bë nga klubi i cili vendosi të blindojë mbrojtësin, një nga protagonistët e fitimit të titullit

Në një Napoli që mbyll sezonin si kampion mes mijëra dyshimeve, duke filluar me ato për zëvendësimin e mundshëm të një Luciano Spalletti që duket i orientuar drejt një lamtumire, ka të paktën një siguri në skuadër ku klubi ka blinduar një nga protagonistët e fitimit të titullit.

Në fakt, napolitanët kanë komunikuar me një shënim zyrtar se kanë zgjatur kontratën me futbollistin Amir Rrahmani deri më 30 qershor 2027 me opsionin për ta vazhduar deri më 30 qershor 2028. I ardhur në vitin 2020 nga Verona, qendërmbrojtësi kosovar 29-vjeçar, të cilit I skadonte kontrata në vitin 2024, do të vazhdojë të mbajë fanellën e kaltër për një kohë të gjatë, të cilën e ka veshur tashmë 95 herë, duke shënuar 7 gola.