RTSH Sport Live

Rrapaj-Mensah, Partizani barazon 2-2 me Umraniyespor

  • 04/12/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Rrapaj-Mensah, Partizani barazon 2-2 me Umraniyespor
Të kuqtë kanë mbyllur fazën përgatitore me një barazim në miqësoren me skuadrën e Superligës turke

Partizani ka mbyllur fazën përgatitore në Turqi me një barazim 2-2 të arritur në miqësoren e zhvilluar me skuadrën e Superligës turke, Umraniyespor. Pjesa e parë foli për të besuarit e trajnerit Colella, të cilët arritën të shënojnë dy herë, me Rrapaj 34’ dhe Mensah 43’.

Në pjesën e dytë skuadra turke arriti të vendosë barazpeshën në 2-2 me një dopietë të Umut Nayir, i cili shënoi golin e parë në minutën e 50-të, ndërkohë që barazoi me penallti në minutën e 75-të.

𝐔𝐌𝐑𝐀𝐍𝐈𝐘𝐄𝐒𝐏𝐎𝐑 𝟐 - 𝟐 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐈𝐙𝐀𝐍𝐈

Shënues. Rrapaj 34' , Mensah 43'/ Nayir 50’, 75’(pen.)

Formacioni: Formacioni: Rexhepi, Hadroj, Bitri (kap), Sota, Atanoskoski, Murataj, Massanga, Rrapaj, Hoti, Skuka, Mensah 

𝐔 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐳𝐮𝐚𝐧: Preka, Telushi, Buxhelaj, Cara, Zuna, Zekolli, Hodo, Jonuzi, Havales, Saliou

𝐓𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫. Giovanni Colella