RTSH Sport Live

Rusi: triumfon Hamilton, Verstapen i dyti

  • 26/09/2021
  • |
  • Formula 1
Rusi: triumfon Hamilton, Verstapen i dyti
Piloti anglez fiton garën e tij të 100-të në Formula 1. Në podium ngjiten edhe Verstapen e Sainz

Një nga garat më të çmendura të Formula 1 të vitit përfundon në duart e Leëis Hamilton i cili merr përsëri drejtimin e kampionatit botëror. Në Soçi, në GP të Rusisë, është piloti britanik i Mercedes-it që demonstron edhe një herë se si talenti dhe forca e ekipit bëjnë diferencën: pas një gare të luftuar, në fakt, është shiu që ndihmon kampionin e botës për fitoren e tij të 100-të. Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen, i cili u nis nga vendi i fundit në këtë garë, ndërsa në vendin e tretë është vendosur Ferrari I Carlos Sainz.

Pas garës, Hamilton ka deklaruar: "U desh shumë kohë për të arritur në fitoren numër 100. Nuk isha i sigurt nëse do të arrija ndonjëherë atje. Lando Norris bëri një punë fantastike. Ai kishte një ritëm të jashtëzakonshëm, ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyer me McLaren”.

 Një avantazh shumë i vogël ndaj Max Verstappen. "Nuk e dija se çfarë do të ndodhte në fund. Moti ishte vërtet i panjohur - tha ai për garën finale -. Unë jam vërtet mirënjohës për ekipin tim, për të gjithë ata që janë në fabrikë. Më kanë ndihmuar për të arritur numrin 100".

KLASIFIKIMI I PILOTËVE

  1. Lewis Hamilton 246.5
  2. Max Verstappen 244.5
  3. Valtteri Bottas 151
  4. Lando Norris 139
  5. Sergio Perez 120
  6. Carlos Sainz 112.5
  7. Charles Leclerc 104
  8. Daniel Ricciardo 95
  9. Pierre Gasly 66
  10. Fernando Alonso 58
  11. Esteban Ocon 45
  12. Sebastian Vettel 35
  13. Lance Stroll 24
  14. Yuki Tsunoda 18
  15. George Russell 16
  16. Nicholas Latifi 7
  17. Kimi Raikkonen 6
  18. Antonio Giovinazzi 1
  19. Mick Schumacher 0
  20. Nikita Mazepin 0

KLASIFIKIMI I KONSTRUKTORËVE

  1. Mercedes 397.5
  2. Red Bull 364.5
  3. McLaren 234
  4. Ferrari 216.5
  5. Alpine 103
  6. AlphaTauri 84
  7. Aston Martin 59
  8. Williams 23
  9. Alfa Romeo 7
  10. Haas 0