RTSH Sport Live

Sa kushton një biletë në stadiumet europiane, kush paguan më shumë e kush më pak

  • 16/02/2024
  • |
  • Të tjera
Sa kushton një biletë në stadiumet europiane, kush paguan më shumë e kush më pak

Sipas një studimi të bërë nga UEFA (“The UEFA European Club Finance and Investment Landscape”) nga viti 2021 deri në 2023 ku janë analizuar çmimet e biletave të 700 klubeve europiane rezultati ka qenë befasues. Për të parë nga afër yje si Mbape, Mesi dhe Nejmar tifozët e Parisit kanë shpenzuar shifra të mëdha eurosh.   

Në këtë studim UEFA ka bërë me dije se janë analizuar të ardhurat mesatare për secilin klub nga shitja e biletave ndërkohë që nuk janë marrë parasysh vetëm takimet miqsore. Sa i përket shifrave UEFA ka sqaruar se ka përpiluar klasifikimin, ku ne kemi pasqyruar vetem dhjetë vendet e para, duke nxjerrë një çmim bilete mesatar për secilin stadium dhe gjithashtu edhe mesataren e të ardhurave për secilin klub vetëm nga shitja e biletave.   

10) Man.Junajtid: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 51 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 3,8 mln euro

9) Juventus: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 60 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 2,2 mln euro

8) Çelsi: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 66 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 2,5 mln euro

7) Liverpul: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 69 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 3,7 mln euro

6) B.Mynih: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 70 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 5,2 mln euro

5) Real Madrid: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 83 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 4,8 mln euro

4) Arsenal: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 83 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 4,9 mln euro

3) Barcelona: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 91 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 7,6 mln euro

2) Totenhem: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 92 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 5,6 mln euro

1) PSG: bileta për ndeshje kushton mesatarisht 140 euro, të ardhurat për ndeshje janë: 6,6 mln euro