RTSH Sport Live

Scaroni: Kemi besim te Pioli, optimist për stadiumin e ri

  • 12/02/2024
  • |
  • Itali
Scaroni: Kemi besim te Pioli, optimist për stadiumin e ri

Pioli, stadiumi, futbolli italian. Paolo Scaroni, presidenti i Milanit, foli për të gjitha në emisionin “Radio Anch'io Sport” në Radio Uno. Shumë koncepte të rëndësishme u shprehen, ndër të gjitha, besimi i të gjithë mjedisit të Milanit ndaj trajnerit Stefano Pioli:

"Unë huazoj fjalët e administratorit të deleguar Furlani dhe të Ibrahimovic. Ne kemi besim total te Pioli dhe rezultatet po e forcojnë këtë besim. Prandaj për momentin ka qetësi në këtë front”.

Një tjetër çështje e rëndësishme është ajo e stadiumit, me blerjen e tokës në komunën e San Donato-s, edhe nëse kryebashkiaku i Milanos Giuseppe Sala ende përpiqet të mbajë gjallë opsionin San Siro:

“E blemë tokën, patëm një favorizim paraprak. Vendimi i bashkisë së San Donato-s, tani kemi një sërë hapash që shqetësojnë rajonin dhe autoritetet e tjera lokale. Jemi relativisht optimistë, edhe nëse në Itali të qenit optimist për ndërtimin e stadiumeve është një detyrë mjaft e vështirë. Kemi nevojë për një stadium të ri.

Kryebashkiaku i Milanos na ka kërkuar të bëjmë një përpjekje të fundit për të parë nëse është i mundur një rinovim, ndoshta një i lehtë, i stadiumit San Siro. Nga kjo pikëpamje jam shumë negativ, nuk mund ta kuptoj se si kryhet punime të rëndësishme në një stadium në të cilin hyjnë 70 mijë njerëz çdo javë. Teknikisht është një çështje e vështirë për t'u trajtuar. Por kryetari i bashkisë na e kërkon këtë dhe ne respektojmë dëshirat e tij", ka thënë mes të tjerash presidenti i Milanit.