RTSH Sport Live

Schalke fundoset, tifozët sulmojnë lojtarët

  • 21/04/2021
  • |
  • Gjermani
Schalke fundoset, tifozët sulmojnë lojtarët
Huntelaar dhe shokët e tij u detyruan të largoheshin që të mos i merrnin

Çmenduri në Gjermani me lojtarët e Schalke 04 që sulmohen nga tifozët e tyre pas rënies nga Bundesliga. Një kthim i trazuar për ekipin pas disfatës në fushën e Arminia që sanksionoi zbritjen matematikore në një kategori më poshtë me katërjavë para përfundimit.

Një grup ultrasish pritën për autobusin e Huntelaar & co: jo vetëm një sulm verbal, por edhe një sulm fizik. Lojtarët u detyruan të largoheshin si të mundnin për ti shpëtuar përplasjes fizike. Klubi gjerman u largua nga udhëtimi në nivelin më të lartë pas 33 vjetësh (nuk kishte ndodhur që nga viti 1988) dhe komentoi në twitter:  "Dhemb më shumë sesa pritej".