RTSH Sport Live

Seria A shpall “Më të mirin” e sezonit, fiton kapiteni i Interit

  • 24/05/2024
  • |
  • Itali
Seria A shpall “Më të mirin” e sezonit, fiton kapiteni i Interit

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka fituar çmimin “Lojtari më i mirë” i sezonit në kampionatin italian. Kapiteni i zikaltërve udhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion me 24 golat e shënuar në Serie A.

Lautaro Martinez feston titullin si kapiten me Interin dhe çmimin si lojtari më i mirë i Serie A 2023/24.

Për të shpërblyer argjentinasin, i cili do të marrë trofeun në para-ndeshjen Verona-Inter në fushën e stadiumit " Bentegodi" në Verona, Lega Serie A ka hartuar një renditje, e cila duke marrë parasysh analizat e avancuara të “Stats Perform” kryer duke u nisur nga të dhënat e gjurmimit të regjistruara me sistemin “Hawk-Eye”, kurorëzoi “El Toron” si lojtarin më të mirë të sezonit.